Moti i keq në Brazil, 44 të vdekur, mijëra të pastrehë
Të paktën 44 njerëz kanë vdekur për shkak të shirave të mëdha...

Të paktën 44 njerëz kanë vdekur për shkak të shirave të mëdha, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Brazilin juglindor.
Viktimat nuk janë identifikuar akoma. Zyrtarët thanë se rreth 17,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre në 58 qytete në të gjithë shtetin Minas Gerais, përfshirë në kryeqytetin Belo Horizonte, si dhe në zonat e afërta.
Më shumë se 10,000 të tjerëve ju desh të iknin në dy shtete fqinje. Pamjet tregojne katastrofën e krijuar nga moti i keq me shtëpi të dëmtuara, pemë dhe shtylla të rrëzuara, lumenj të tejmbushur, ura të shembura dhe lagje të përmbytura.
Shirat e rrëmbyeshëm, niveli më i lartë i reshjeve i regjistruar në 110 vjet- u lehtësuan të dielën, por autoritetet thanë se rreziku i rrëshqitjeve të reja të tokës do të vazhdojë deri të premten në qytete në zonën Belo Horizonte.
