Bagdad, sulmohet me raketa Ambasada amerikane
27.01.2020 12:10
Të paktën tri raketa kanë goditur të dielën ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad....

Një raketë ka goditur kafiterinë e ambasadës derisa dy të tjera kanë rënë në një distancë të afërt, duke lënë të paktën tre të plagosur. Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kanë fajësuar fraksionet ushtarake të përkrahura nga Irani në Irak
. Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi e ka dënuar sulmin, duke thënë se vazhdimësia e sulmeve të ngjashme “e shtyn Irakun drejt kthimit në fushëbetejë”. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Qeverisë së Irakut që të përmbushë obligimet e saj për të mbrojtur hapësirat diplomatike.
