Maqedoni

Qyteti i Shkupit: dështoi komisioni për shqipen

02.10.2014 14:49

Ka mbaruar pa sukses mbledhja e parë e Komisionit pranë Qytetit të Shkupit...

Ka mbaruar pa sukses mbledhja e parë e Komisionit pranë Qytetit të Shkupit, i ngarkuar për kapërcimin e mosmarrëveshjeve në interpretimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe.
 
Komisioni ka përfunduar punimet e tij pa caktuar mbledhjen e radhës.
 
Anëtarët shqiptarë dhe ata maqedonas janë paraqitur me qëndrime krejtësisht të kundërta dhe që gjatë mbledhjes nuk janë përafruar aspak. Anëtarët shqiptarë të këtij komisioni, Naser Zyberi dhe Rami Qerimi, vlerësojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte interpretimi autentik nga Kuvendi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.