Maqedoni
Kacarska: Stefanovën mund ta padis për shpifje
27.01.2020 17:11
Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, është shprehur e tmerruar nga dëshmia e prokurores, Lile Stefanova...

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, është shprehur e tmerruar nga dëshmia e prokurores, Lile Stefanova, e cila tha se i akuzuari Kamçev gjatë gjithë kohës ka dërguar edhe ndërmjetës, në mesin e të cilëve edhe gjykatësen Kacarska që të gjejë zgjidhje për t’u liruar. Por, Stefanova nuk e përjashton mundësinë që ta padisë Stefanovën për shpifje.
“Unë prisja të flasë se si e ka hapur lëndën “Perandoria” dhe a ka pasur trysni. Nuk pres që një prokuror të deklarojë se ndaj saj kanë ushtruar trysni sikurse gjykatës, prokurorë dhe biznesmenë. Do ta analizoj mirë deklaratën e prokurores dhe do të vendos se a do ta padisë për shpifje”,- është shprehur Kacarska.
VMRO-DPMNE: Të shkarkohet dhe hetohet Kacarska
Por, VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor të shkarkojë gjykatësen, Dobrilla Kacarska, pasi prokurorja, Lile Stefanova, në gjykatë dëshmoi se ajo ka ndikuar në vendimmarrje në lëndën “Perandoria”, ku i dyshuar është biznesmeni, Jordan Kamçev, tani dëshmitar për rastin “Zhvatje”. Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se bëhet fjalë për keqpërdorim të detyrës nga gjykatësja Kacarska në Gjykatën Penale të Shkupit, andaj ftojnë Prokurorinë Publike që të hap procedurë hetimore ndaj saj.
“Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, drejtpërdrejt i është paraqitur Janevës që të ndikojë mbi hetimet. Prokurorja Stefanova sot dëshmoi se Kacarska në vazhdimësi ka qenë prezente kur është vendosur për kërkesën e paraburgimit të njërit nga të dyshuarit në lëndën “Perandoria” dhe është interesuar për rrjedhën e procesit. Ky është keqpërdorim klasik i autorizimeve si gjykatëse.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO–DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Sipas nenit 36 të Ligjit për Këshill Gjyqësor, Këshilli është kompetent që të ndjek dhe vlerësojë punën e gjykatësve si dhe të kujdeset për imazhin e tyre dhe besimit të qytetarëve në gjyqësor.
MERAL ISMAILI
