Maqedoni

Gruevski po qëndron për vizitë zyrtare në Çeki

02.10.2014 14:55

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me ftesë të homologut të tij çek, Bohusllav Sobotka...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me ftesë të homologut të tij çek, Bohusllav Sobotka, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.

Temë e bisedave do të jenë marrëdhëniet politike midis Maqedonisë dhe Çekisë, si dhe relacionet ekonomike dhe mundësitë për rritjen e përfaqësimit të kompanive çeke në tregun e Maqedonisë. 

Në takim do të flitet edhe për integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë, si dhe për mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë.

Dy kryeministrat do të marrin pjesë edhe në nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim midis Qendrës për Menaxhim me Kriza të Republikës së Maqedonisë dhe Shërbimit të Zjarrfikësve të Republikës Çeke, me ç'rast do të pasojnë deklarata të përbashkëta.