Botë
Shqipëria ndihmon Serbinë dhe B. H. me 200 mijë euro për përmbytjet
02.10.2014 14:59
Shqipëria do t’i dhurojë Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës 200 mijë euro për lehtësimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj...

Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Qeverisë shqiptare.
Në vendim sqarohet se secilit shtet do t’i akordohet nga 100 mijë euro.
Vendimi për dhënien e kësaj ndihme financiare vjen në një moment kur pritet një vizitë zyrtare e kryeministrit, Edi Rama, në Serbi, e paralajmëruar më 22 tetor të këtij viti.
Por, nga ana tjetër, Shqipëria bashkë edhe me 10 vende të tjera të rajonit, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, ku vendet e rajonit zotohen që të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast të katastrofave natyrore.
