Turqi, arrin në 41 numri i të vdekurve nga tërmeti
Ka arritur në 41 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i së premtes me magnitudë 6,8 ballësh...

Ka arritur në 41 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti i së premtes me magnitudë 6,8 ballësh në Elazig dhe Malatya të Turqisë.
Këtë e bëri të ditur Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave, sipas të cilës ekipet e shpëtimit kanë nxjerrur nga rrënojat edhe 45 persona të gjallë.
Punimet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Si pasojë e tërmetit kanë marrë lëndime 1.607 qytetarët ndërsa trajtimin e mjekësorë po e vazhdojnë 84 qytetarë.
Njëherit janë evidentuar 4 mijë e 843 ndërtesa që kanë pësuar dëme. Ndërkohë pas tërmetit 6,8 ballë në rajon kanë ndodhur 948 dridhje toke prej të cilëve 21 me magnitudë mbi 4 ballë.
Ndërkohë Qeveria turke po përgatitet seriozisht për t’u përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll.
Kështu është shprehur ministrit të Brendshëm turk Sulejman Soylu për CNN turk. “Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës Rihter.
Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu. Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për tërmet prej 7.5 ballësh.
Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri te nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuar, ka thënë ministri i brendshëm turk.
