Botë

SHI u bën thirrje luftëtarëve të vet të sulmojnë hebrenj

27.01.2020 21:36

Organizata xhihadiste Shteti islamik thuhet se u bën thirrje luftëtarëve të vet dhe myslimanëve të sulmojnë hebrenj dhe lagje hebraike...

Organizata xhihadiste Shteti islamik thuhet se u bën thirrje luftëtarëve të vet dhe myslimanëve të sulmojnë hebrenj dhe lagje hebraike, dëgjohet në audio xhirimin e publikuar sot, për të cilin thuhet se
është zëri i zëdhënësit të SHI-së, Abu Hamza al-Kuraishi.
 
Zëri në xhirim thotë se SHI planifikon që “marrëvehsja e shekullit” të mos ketë sukses, duke menduar në planin paqësor për Lindjen e Afërt të presidentit amerikan Donald Tramp, i cili siç pritet, do të prezantohet gjatë ditës së sotme.
 
Sipas disa mediumeve perëndimor, nuk mund të konfirmohet identiteti i folësit në xhirim./mia