Botë

Për shtatë milion banorë të Etiopisë është e domosdoshme ndihmë ushqimore

27.01.2020 22:01

Pothuajse shtatë milion njerëz në Etiopi kanë nevojë të domosdoshme për ndihmë ushqimore...

Pothuajse shtatë milion njerëz në Etiopi kanë nevojë të domosdoshme për ndihmë ushqimore për shkak të thatësirës të përsëritur.
 
Komisioni kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive në Etiopi, njoftoi se duheshin 1 miliard dollarë për të ndihmuar afër shtatë milion njerëz.
 
Thatësira ka ndikim negativ mbi ekonominë dhe jetën në këtë vend.
 
Etiopia është vend që përveç thatësirës së madhe, po lufton edhe me sëmundje të ndryshme.
 
Në një vend me afër 100 milion banorë, thatësira është problemi më i madh për popullatën e cila kryesisht merret me blegtori dhe bujqësi./mia