Botë

7 të vrarë dhe 21 të lënduar është bilanci i sulmit vetëvrasës në Kabul

02.10.2014 15:01

Ministria e Brendshme afgane, ka njoftuar se dje një sulm vetëvrasës taliban ka sulmuar dy autobusë me ushtarë afgan në Kabul, duke vrarë 7 persona dhe lënduar 21 të tjerë...

Sulmin e kanë marrë përsipër talibanët, të cilët para vetëm një dite kanë bërë një gjë të ngjashme.

Ky sulm vjen një ditë pasi që zyrtarët e shtetit afgan kanë nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me forcat aleate të NATO-s.

Marrëveshja mundëson që edhe pas përfundimit të misioneve  ndërkombëtare në Afganistan në fund të këtij viti, pas 2014-ës, të qëndrojnë disa mijëra trupa të huaj në këtë vend, të cilët nuk do të kenë rolin luftarak, por vetëm ndihmës dhe këshillues.

Talibanët kanë kritikuar presidentin e ri afgan, Ashraf Ghani, që ka pranuar këtë marrëveshje dhe si përgjigje i kanë sulmuar forcat e shtetit.