Prishtinë, sot edhe një përpjekje për krijimin e qeverisë
Pasi edhe dje takimi i mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti...

Pasi edhe dje takimi i mandatarit për formimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti me kreun e LDK-së Isa Mustafa ka përfunduar pa marrveshje, dy partitë janë pajtuar që sot të mbahet edhe një takim ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e Quint-it.
Nga Vetëmvendosje kanë njoftuar se Palët u pajtuan që të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se në takimin e së hënës, liderët e dy partive kanë biseduar për qëndrimet e tyre lidhur me marrëveshjen e koalicionit. Pozita e kryetarit të kuvendit, vazhdon të mbetet çështja që po e pamundëson arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, pasi Vetëvendosje insiston që ky post ti mbetet Glauk Konjufcës, ndërsa LDK insiston që kryeparlamentari ti takon asaj.
