Aksident në autostradën Kumanovë-Tabanoc, 20 persona të lënduar

28.01.2020 09:49

20 persona të lënduar është bilanci i aksidentit...

20 persona të lënduar është bilanci i aksidentit mes një autobusi dhe një makine që ndodhi mbrëmë në autostradën Kumanovë-Tabanoc në orën 21:50 minuta.

Vozitësi i autobusit, ai i makinës dhe 19 udhëtarë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Kumanovës.

Ekipi i policisë ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe bashkë me organet tjera kompetente kanë kryer hetime rreth ngjarjes në fjalë e cila fatmirësisht doli të jetë pa viktima.