SHBA, hetime për vdekjen e Kobe Brayant
Hetuesit amerikanë po hetojnë shkakun që çoi në rrëzimin e helikopterit....

Hetuesit amerikanë po hetojnë shkakun që çoi në rrëzimin e helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kalifornia të SHBA-ve.
Nëntë persona që ndodheshin në helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna. Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.
Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.
Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së dhe ka luajtur për Los Anxheles Lejkers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare.
Një peticion online një milion njerëz kanë përkrahur idenë që imazhi i Kobe Bryant të përdorët si logo e re zyrtare te NBA ligës në basketboll.