Botë
Edhe sot dështoi seanca e kuvendit të Kosovës
02.10.2014 15:02
Deputetët e bllokut LDK-VV-AAK-Nisma, kanë hyrë në sallën ku mbahen mbledhjet plenare...

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nga foltorja e kuvendit ka theksuar se nuk janë mbledhur për të mbajtur seancë për zgjedhjen e kryetarit dhe organeve tjera kuvendore, por për të shprehur pakënaqësi me vendimin e Flora Brovinës, për të anuluar seancën e paraparë për sot.
Mustafa, njëherit ka theksuar se seanca do të mbahet gjatë javës së ardhshme, kur edhe do të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit të Kosovës.
Vlen të ceket se në sallë janë vetëm deputetët shqiptarë, kurse mungojnë ata të minoriteteve dhe të PDK-së.
