Gjykimi për rastin "Zhvatja", Rustemi: Kërkesat e Janevës ishin absurde
Prokurori, Burim Rrustemi, nga ish Prokuroria Speciale Publike...

Prokurori, Burim Rrustemi, nga ish Prokuroria Speciale Publike, dëshmoi për rastin "Zhvatja", ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva.
Rustemi drejtonte rastin "Banka Postare", ndërsa në pyetje të prokurores, Gordana Smaçovska, për dokumentin e udhëtimit ai përmendi sugjerimet e Janevës për të dhënë mendim pozitiv që pasaporta t’i kthehet Tome Gllavçev, i cili ka dhënë garanci të makinerisë për qepjen e këmishëve në vlerë prej milion euro.
Ai theksoi se në dyshim ka vënë propozimet lehtësuese të shefes së atëhershme kur Lile Stefanova e ka informuar për njohuritë se një nga banesat që është pezulluar në procedurë duhet ta marrë ish drejtori i MEPSO-s, Sasho Vasilevski.
"Në hetim nuk ka ndërhyrë Katica Janeva, por pas mendimit juridik të Gjykatës Supreme u shkaktua rrëmujë. Ajo shkaktoi një sulm mbi lëndët e PSP-së, në mesin e të cilëve ishte edhe "Banka Postare". Në mbledhjen tek Katica Janeva ajo propozoi të vërtetohet dëmi në rastin "Banka Postare" dhe të mbyllet hetimi. Kjo më habiti. Në prill të vitit 2019 në kolegjium Janeva përsëriti propozimin, ndërsa ne nuk kishim mundësi të prononcohemi. Kërkoi që dëmi të llogaritet në rastin "Banka Postare" dhe "Perandoria" pa propozime për burg. E tha këtë dhe përfundoi takimi.",- deklaroi Rustemi.
Ai tha se për propozimet për burgime nuk e ka dëgjuar Janevën, ndërsa ka propozuar dënime më të lehta me burg, siç janë të parapara për ata që e pranojnë fajin apo bëjnë marrëveshje. Në dalje nga gjykata ai nuk deshi të komentojë deklarimet e tij para trupit gjykues.
“Mendoj se e shpjegova dëshminë dhe është e pakëndshme që i njëjti të komentohet dhe shpjegohet plotësisht në opinion. Hetimi për "Bankën Postare" është ndarë për punë dhe shpresoj që së shpejti do të finalizohet hetimi.”,- tha prokurori publik, Burim Rustemi.
Për mbrojtjen e Janevës dëshmia e Rustemit ishte korrekte dhe ata nuk parashtruan pyetje plotësuese.
“Nuk parashtruam pyetje pasi që dëshmia e prokurorit Rustemi ishte korrekte dhe nuk kishte asgjë kontestuese, përkundrazi, i vërtetoi atë që ne e themi se Janeva aspak nuk ka ndikuar në vendimet se për cilët persona të kërkohet paraburgim dhe çfarë masa të propozohen.”,- u shpreh avokatja mbrojtëse, Irena Frçkovska.
Për rastin "Zhvatja” duhet të dëshmojnë edhe gjykatësja, Meri Dika Georgievska, prezantuesja, Lila Filipovska,dhe shefja e kabinetit të Janevës, Sanja Dimovska. Gjykimi për “Zhvatjen” do të vazhdojë të mërkurën. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
