Maqedoni
Zvogëlohet numri i kancerit në qafën e mitrës. Kontrolle, zbulimi në kohë trajtohet më lehtë
28.01.2020 15:53
Në RMV nga viti 2009 e deri më tani numri i të sëmurëve me kancer në qafën e mitrës është zvogëluar dyfish....

Në vend ekziston vaksinimi katërvalente, e cila është mbrojtëse 50% e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës u theksua në Javën Evropiane të Parandalimit të Kancerit në Qafën e Mitrës. Autoritetet ftojnë për kontrolle të rregullta, sepse zbulimi në kohë i kancerit të qafës së mitrës më lehtë trajtohet.
“Unë do të doja të them një risi tjetër, e cila tani si pilot projekt do të zbatohet në kuadër të veprimtarisë së Klinikës gjinekologjike-obstetrike, që është testimi i virusit HPV. Sepse para së gjithash do të thotë që nëse lëshohet virusi gruaja do të kontrollohet për shfaqje të rregullt për pesë vitet e ardhshme, jo çdo person i tretë duhet të shkojë dhe nëse zbulohet, të përputhet me protokollet evropiane.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Ka një vaksinë, ka program skrinin, programet dhe apeli ynë është të përfitojmë nga të gjitha ato programe që të mund të zbulohet në një fazë të hershme.”,- u shpreh kryetarja e Shoqatës “Borka”, Borka Dodeva.
“Shekulli 21 është shekulli i testimit të HPV-së si një mënyrë parësore për të parë se cilat gra janë të infektuara me viruse dhe procedura diagnostikuese të bazuara në viruse, që t'i zbuloni ato herët dhe më mirë që të parandalohen ato.”,- theksoi kryetari i Shoqatës Maqedonase për Patologji të Qafës së Mitrës, Goran Dimitrov.
Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri i cili zhvillohet në qafën e mitrës së një femre dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm te femrat.
REJHANE BUSHI METAJ
