Maqedoni
Rritet numri i të prekurve nga gripi, mjekët: Qytetarët të vaksinohen
28.01.2020 16:45
Nga gripi vetëm në javën e fundit janë prekur 1100 persona dhe pritet që javët e ardhshme...

Nga gripi vetëm në javën e fundit janë prekur 1100 persona dhe pritet që javët e ardhshme të shtohet numri, thonë nga Qendra e Shëndetit Publik. Ato thonë se më shumë të sëmurë me grip ka në Strumicë, Gostivar dhe Shkup, dhe i këshillojnë qytetarëve të marrin vaksina kundër gripit, të mos frekuentojnë në ambiente të mbyllura dhe të mos vizitohen personat e sëmurë nëpër spitale.
“Gripi din të jetë mjaft i lehtë, mirëpo mund të ketë komplikime më të mëdha personat të cilët janë vaksinuar, ata janë të mbrojtur edhe nëse sëmuren, ato mund të kenë simptoma më të lehta, mirëpo nëse e kanë imunitetin e ulët dhe nuk janë të vaksinuar, atëherë mund të ketë edhe gjendje fatale, se mund të shkakton pneumoni, ndezje të trurit.”,- tha mjekja, Luljeta Imeri.
Koronavirusi, Filipçe: Masat po funksionojnë, nuk ka rrezik
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje me virusin Korona informon se kamera termale e Aeroportit të Shkupit është në funksion, atje kujdestarojnë epidemiologë nga Qendra e Shëndetit Publik, ndërkaq nëse ndonjë prej udhëtarëve është i dyshuar për virusin Korona, me automjet special të Ndihmës së Shpejtë do të dërgohet në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.
“Sistemi më është vendosur. Dje kemi pasur takim pune me drejtorin e TAV, ata na kanë ndalë në ndihmë, avionët do të drejtohen gjithmonë një ose në dy dalje, të cilat janë shumë afër, për aspekt praktik që kamera të vendoset në një vend, nëse duhet të shfrytëzohet dhoma për izolim.”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri Filipçe gjithashtu potencoi se puna është në kontroll dhe nuk ka asnjë arsye për rrezik dhe panik.
VLORA LATIFI TOPOJANI
