Maqedoni
Çulev akuzon Spasovskin për parregullsitë në MPB
28.01.2020 17:59
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, akuzon ish ministrin Spasovski për parregullsitë me resurset njerëzorë në MPB....

Ai njoftoi se ka formuar një Komision të posaçëm, në të cilin janë përfshirë edhe përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë. Ministri i Brendshëm, Çulev, thotë se Komisioni ka shqyrtuar mbi 1800 vendime dhe ka konstatuar shumë shkelje, përfshirë Marrëveshjen kolektive dhe Ligjin për Punë të Brendshme.
“Janë përgatitur dhe janë ndarë një numër i madh i vendimeve për zhvendosjen, si dhe vendime për shpërndarjen e të punësuarve në pozicione pune më të ulëta krahasuar me vendimet paraprake që kanë punuar ata, pa u respektuar paraprakisht dispozita ligjore se shpërndarja në pozita më të ulëta të punës mund të realizohet vetëm në bazë të Komisionit Disiplinor paraprak. Prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar e deri më 25 dhjetor, java e fundit kur Oliver Spasovski ishte ministër i punëve të brendshme janë sjellë gjithsej 1050 vendime për shpërndarje.”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
