Botë

Jep dorëheqje numri një i inteligjencës amerikane

02.10.2014 15:09

Julia Pierson, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në krye të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara...

Julia Pierson, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në krye të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, për shkak të disa gabimeve që kanë ndodhur kohët e fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë e presidentit, Barack Obama. 
 
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se presidenti Obama është takuar me Pierson dhe ka vlerësuar kontributin e saj dhënë për këtë Agjenci.
 
Pierson, ka dhënë dorëheqje për shkak dy incidenteve, kur muajin e kaluar një person me thikë ka arritur të kapërcejë gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë, duke hyrë në oborr pa e vërejtur rojet e sigurisë.
 
Ndërkaq, incidenti i dytë ndodhi para pak ditësh, kur një rojtar i armatosur, i punësuar nga një kompani private sigurie, u fut në ashensor me presidentin Obama gjatë vizitës së tij në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta muajin e kaluar.
 
Ky rojtar ishte me precedent kriminal, kurse në të kaluarën ishte shpallur edhe fajtor për sulm fizik, diçka që Shërbimi Sekret nuk e kishte ditur deri pas pushimit të tij nga puna. Për këto dy lëshime, Pierson ka dëshmuar këtë javë para kongresit. 
 
Joseph Clancy, një ish-agjent special, do të emërohet ushtrues detyre në Agjencinë e Shërbimit amerikan