Maqedoni
Kuvend, “ndizet” debati për pr/ligjin për PP-në
28.01.2020 18:33
Ekspertët pushteti dhe opozita u ndeshën me argumente pro dhe kundër propozim ligjit për Prokurori Publike....

Profesoresha, Gordana Siljanovska, ish kandidate për president shteti e përkrahur nga VMRO DPMNE, me vërejtje të shumta për propozim ligjin, që nga negocimi jashtëparlamentar, terminologjia dhe përmbajtja. Me shqetësuese sipas saj është dispozita që më rastet e PSP-së të vazhdojnë të udhëheqin prokurorët e njëjte si dhe çështja e materialeve të Prokurorisë Speciale.
“Është iluzion juridik të mendohet se më miratimin e ligjit për PP do të dëshmojmë se jemi kundër krimit dhe korrupsionit dhe anasjelltas. Ndërkaq është populizëm juridik nëse thuhet se me këtë ligj do të zgjidhim problemet dhe të hapim rrugën drejt BE-së. Këtë retorikë e dëgjuam gjatë miratimit të ligjit për Prokurori Speciale, i cili duhej t’i jep fund krimit dhe korrupsionit por përfunduam në “Zhvatje”.”,- tha eksperti juridik, Gordana Siljanovska.
Për akademikun Kamboski reformat në gjyqësi kanë filluar mbrapsht. Sipas tij problemi kyç qëndron te politizimi I Këshillit të Prokurorëve dhe Këshilli Gjyqësor.
“Janë dy trupa kyç për funksionimin e sistemit gjyqësor, Këshilli I Prokurorëve Publik dhe Këshilli Gjyqësor. Ato kanë një të metë, nuk janë përbërë sipas dispozitës kushtetuese që në to të rrinë juristë të dalluar. Ato janë të përbërë në bazë të ndikimeve politike.”,- theksoi akademiku Kambocski.
Ndërkaq, ministrja e drejtësisë hodhi poshtë kundërshtimet që në ligj të shënohet se Prokuroria Për Krim të Organizuar merr në kompetenca lëndët e PSP-së.
“Koncepti i këtij Ligji është se, nëse shënojmë të gjitha kompetencat e gjithë prokurorive atëherë edhe kjo kompetencë që duhet ta ndërmarrë një prokurori e caktuar duhet të nominohet.”,- u shpreh ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
Për kryeprokurton Ljubomir Jovevski teksti i pr/ligjit për PP rrit pavarësinë dhe cilësinë në punën e prokurorisë. Sipas tij është mirë që me këtë ligj parashihet.
“Sipas meje është mirë që në zgjidhjet ligjore është ndërtuar dispozitë që për lindët për krim të organizuar dhe korrupsion të procedojë Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit në vend të idesë për formimin e dy prokurorive.”,- potencoi kryeprokurori, Ljubomir Jovevski.
Këshilli i prokurorëve konsideron se me pr/ligjin e ri kompetenca e saj për rritjen e numrit të prokurorëve në prokurori të caktuar i delegohet prokurorit publik.
“Kjo detyrë është në kompetencë ekskluzive të Këshillit të Prokurorëve publik dhe për këto arsye konsideroj se nëse Këshilli, në bazë të të dhënave të grumbulluara gjen të arsyeshme se duhet rritur numri i prokurorëve publik, gjithsesi se do ta bëjë atë.”,- tha Aco Koleski nga Këshilli i Prokurorëve.
Gjatë debatit në Komisionin për Sistem politik, deputetë të VMRO DPMNE-së të përfshirë në rastet e PSP-së shpalosën transparent kundër kryeprokurorit, Ljubomir Jovevski.
SHPËTIM NUREDINI
