Botë
Gjermani, u konfirmua rasti i parë i koronavirusit
28.01.2020 19:17
Në Gjermani është konfirmuar rasti i parë i koronavirusit, epidemi që shpërtheu në Kinë nga fundi i vitit 2019...

Zyra e shëndetësisë në Bavari konfirmoi se me virusin është infektuar një banorë i Shtarnbergut, vend që gjendet tridhjetë kilometra nga Munihu.
Pacienti tani për tani është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Tani për tani nuk janë publikuar hollësi për pacientin në cilën moshë është, e as nacionaliteti i tij.
Njerëzit që kanë qenë në kontakt me pacientin janë informuar për simptomat e mundshme të sëmundjes dhe masat që duhet të ndërmerren nëse ndryshohet gjendja e tyre shëndetësore.
