Maqedoni

E shantazhoi me 500 euro për material komprometues

28.01.2020 20:08

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësiti i Krimit të dhunshëm deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësiti i Krimit të dhunshëm deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ngriti padi penale kundër SH.F. (23) nga Shkupi për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “shantazh”.
 
I denoncuari Sh.F. sipas kumtesës së MPB-së, më 24.01.2020 përmes një porosie e ka kërcënuar S.A. (27) se në rrjetin social Fejsbuk do të publikojë material komprometues nëse nuk i jep 500 euro që ta paguajë avokatin në lidhje me padinë penale të cilën e kishte ngritur ajo kundër tij për lëndime trupore të cilat ia ka shkaktuar.
 
Pas kësaj, nga MPB-ja, potencojnë se ajo e kishte denoncuar ngjarjen në Stacionin e policisë, pas çka ishte njoftuar edhe prokurori publik,sipas drejtimeve të tij janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
 
“Më 26.01.2020 rreth orës 19:00 në një objekt hotelierik, i denoncuari ishte takuar me të dëmtuarën e cila i kishte dhënë 200 euro. Në lokacionin e njëjtë në orën 19:45, nëpunës të policisë e kishin privuar nga liria SH.F, ndërsa pas kontrollit të bërë te ai ishin gjetur dhe marrë 200 euro, të cilat ia ka dhënë e dëmtuara dhe telefon celular. Gjithashtu, më 27.01.2020, në bazë të një urdhri gjyqësor, nëpunës të policisë kishin kryer kontroll në shtëpinë ku kishte qëndruar i denoncuari, me çka ishin gjetur dhe marrë edhe sende të tjera”, thuhet në kumtesën e MPB-së./mia