Botë

Sulm vdekjeprurës i talibanëve kundër policisë afgane

28.01.2020 20:57

Së paku shtatë policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan...

Së paku shtatë policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan të Afganistanit, njoftuan autoritetet.
 
Sipas tyre, sulmi ndodhi në periferi të kryeqytetit të provincës, Pul-e Khumri, dhe disa persona të tjerë mbeten të plagosur.
 
Sipas disa raporteve, në sulm u vranë 16 policë.
 
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se sulmuesit morën një peng.
 
Në shtator, talibanët sulmuan Pul-e Khumrin në përpjekje për të marrë kontrollin e tij dhe bllokuan autostradën kryesore të qytetit drejt kryeqytetit afgan, Kabul, për më shumë se një javë.
 
Luftëtarët talibanë kontrollojnë rreth gjysmën e Afganistanit.
 
Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit talibanë janë në bisedime për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan./evropaelire