Futboll

Skuadra e Baselit është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes së mërkurë në ligën e kampionëve

02.10.2014 15:17

Zviceranët kanë arritur ta mposhtin Liverpoolin, me rezultat 1:0, me golin e Marco Strellerit, në minutën e 52-të...

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera janë arritur rezultate të pritura, megjithëse Reali ka vuajtur shumë për t’iu gëzuar fitores ndaj modestve të Ludogoretsit (2:1), derisa Atletico Madridi ka fituar në sfidën kryesore të mbrëmjes ndaj Juventusit në “Vicente Calderon”, me rezultat 1:0.
 
Golin e fitores për madrilenët e shënoi Arda Turan, në minutën e 75-të. Në anën tjetër skuadra e Besnik Hasit, Anderlechti ka humbur keq në shtëpi kundër Borussia Dortmundit, me rezultat 3:0.
 
I pamëshirshëm për kundërshtarin është treguar edhe Arsenali I cili ka mundur Galatasarayn në ‘Emiratës’ me rezultat 4-1.
 
Uelbeck ishte lojtari me meritor për londinezët duke shënuar hat-trick (22, 30, 52). Në radhët e Gallatës titullar ishte edhe mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43-të.