Maqedoni
Ligji për Mbrojtje, Shekerinska: Të tregohemi shtet serioz, ta votojmë
29.01.2020 11:32
RMV po realizon hapat e fundit drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe bën përpjekje.....

RMV po realizon hapat e fundit drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe bën përpjekje të shfrytëzojë të gjitha përparësitë që siguron pakti veriatlantik, thotë ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerisnka. Në këtë drejtim thekson nevojën e miratimit të Ligji për Mbrojtje. Fton deputetët t'i tejkalojnë interesat partiake dhe të vënë prioritet sigurinë, mbrojtjen dhe ardhmërinë e shtetit. Sipas saj, Ligji për Mbrojtjen, bashkë me atë për PTHP-në, është sprova e radhës që deputetët të tregojnë se nuk janë vetëm deklarativisht për NATO-n dhe BE-në, por punojnë që vendi të arrijë këto qëllime strategjike.
“Nuk mundet në fund të procesit të paraqitemi si shtet joserioz. Kjo ndikon në imazhin e RMV-së, në transparencën me shtete që do të na pranojnë dhe kjo do të ndikojë edhe në vitet në vijim, por edhe në anëtarësimin tonë në NATO. Ligji i Mbrojtjes dhe Ligji i Prokurorisë Publike janë një provë për çdo deputet dhe çdo parti politike. A po flasin vetëm për BE-në dhe NATO-n, apo ata janë vërtetë të gatshëm për të mbështetur reformat e vërteta që janë prapa BE-së dhe NATO-s?”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Procesi eurointegrues, Galloway ofron mbështetje për reformat
RMV së shpejti do ta marrë vendin e merituar në NATO, tha ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Galloway, e cila siguron mbështetjen ndaj vendit tonë në realizimin e reformave.
“Më vjen mirë që këto ditë para anëtarësimit të plotë tuajin në NATO, Mbretëria e Bashkuar do t’ju ndihmojë në përpjekjet për integrim. Do të vazhdojmë t'ju përkrahim në hapat për transformimin dhe reformat e vendit.”,- tha ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Galloway.
Mbretëria e Bashkuar ndihmon RMV-në me trajnime, me ekipe që bashkëpunojnë me forca ushtarake në Krivollak si dhe me këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, tha ambasadorja Galloway.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
