Maqedoni
Sheqerinska: Deputetët kanë hyrë në Kuvend për ta përafruar shtetin tonë në NATO dhe BE
29.01.2020 12:18
Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të votohet Ligji për Mbrojtje...

Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të votohet Ligji për Mbrojtje, bashkërisht me Ligjin me Prokurorinë Publike, nëse sigurohet 80 deputetë, ajo tha se çdonjëri prej deputetëve ka hyrë në Kuvend me betimin dhe me obligim që ta përafrojë shtetin tonë në NATO dhe BE”.
“Ligji për Prokurori Publike, dje dëgjuam edhe nga përfaqësues zyrtarë të BE-së, është kyç në anëtarësimin tonë më të shpejtë, për nisje më të shpejtë të bisedimeve. Megjithatë, te Ligji për mbrojtje punët janë më të dukshme. Është hapi i fundit që de fakto na bën vend anëtar të NATO-s”, thotë Shekerinska duke thënë se vazhdon të besojë se asnjë deputet nuk do të vë bast me atë që Maqedonia e Veriut deri tani ka arritur.
Gjatë dy javëve të ardhshme, thotë Shekerinska, po i bëjmë hapat kyç edhe për anëtarësimin tonë në NATO dhe për anëtarësimi tonë në BE dhe se Ligji për mbrojtje dhe Ligji për PP janë provim për çdo deputet dhe për çdo parti politike. Shekerinska iu bëri thirrje deputetëve që t’i harrojnë trysnitë partiake dhe t’i harrojnë edhe interesat partiake dhe të tregojnë se siguria dhe e ardhmja e këtij shteti janë primare.
