Maqedoni

“Siti Moll Shkup” evakuohet për shkak të alarmit për bombë

29.01.2020 13:37

Qendra tregtare “Siti Moll Shkup” në lagjen e Karposhit për momentin po evakuohet për shkak të alarmit për bombë....

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n deklaruan se deri tek ta ka arritur informacion për alarm për bombë të vendosur pas çka në terren janë dërguar ekipe të policisë.
 
Në terren është edhe ekipi i Brigadës së zjarrfikësve me një automjet dhe katër zjarrfikës.
 
Sipas dëshmitarëve okularë, në qendrën tregtare janë kyçur të gjithë alarmet dhe është kërkuar evakuim urgjent./Mia