Botë

Tërmeti me magnitudë 7.7 në Karaibe, nuk pati dëme të mëdha e as viktima

29.01.2020 14:08

Lëkundjevet sizmike me magnitudë 7,7 padyshim që janë të jashtëzakonshme....

Lëkundjeve sizmike me magnitudë 7,7 padyshim që janë të jashtëzakonshme, por tërmeti që goditi të martën në Detin e Karaibeve, midis Xhamajkës dhe Kubës e që u ndje deri në Amerikën Veriore , shkaktoi vetëm dëme joserioze materiale. Qytetarët fatmirësisht i kanë shpëtuar pa pasoja lëkundjeve.
 
Një zonë e gjerë e shtrirë nga Meksika në Floridën amerikane po ashtu ndjeu lëkundjet e forta, duke nxjerrë jashtë në panik banorët e kryeqytetin kuban. Lëkundjet nuk shkaktuan viktima përveç dëmeve strukturore në disa prej godinave. Në rajone të caktuara u vërejtja hapje të thella të tokës dhe akseve rrugore.
 
Autoritetet njoftuan fillimisht edhe për rrezikun e një cunami që mund të sillte dallgë deti deri 1 metër të larta, por ky fenomen fatmirësisht nuk u shfaq. Tërmeti i së martës ishte nga më të fuqishmit e regjistruar gjatë ditës, pas atyre që goditën edhe shtetet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Greqinë.