Maqedoni

Ligji i ri për Ndërtimtari, KRRE: Sistemi i ngrohjes, pjesë e lejes për ndërtim

29.01.2020 14:38

KRRE gjatë miratimit të Ligjit të ri për Ndërtim do të insistojë që ndërtesat e reja para se të marrin leje..

KRRE gjatë miratimit të Ligjit të ri për Ndërtim do të insistojë që ndërtesat e reja para se të marrin leje për ndërtim të kenë parasysh metodologjinë për ngrohjen e tyre. Sipas KRRE-së, objekti duhet të ketë një sistem të organizuar ngrohjeje në mënyrë që të mos ketë lëshime gjatë përçimit të nxehjes termike.
 
“Të mos ketë më raste kur ndërtohet pranë ngrohtoreve, por ndërtesa nuk lidhet me sistemin e ngrohjes termike, sepse supozohet se banorët do të ngrohen me energji elektrike. Kjo absolutisht është një zgjidhje e palogjikshme dhe ne si KRRE me kompetencat tona do ta kundërshtojmë, duke marrë parasysh që ky lloj lëshimi në lejen për ndërtim tashmë është e definuar edhe në vendet e Bashkimit Europian.”,- deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
 
RMV importon 20-30% të energjisë elektrike, e sipas KRRE-së, është moment i duhur që energjia të përdoret me mençuri dhe të zëvendësohet mënyra e ngrohjes. Rregullat e reja për transmetimin e energjisë elektrike të MEPSO-s në përputhje me Ligjin e ri për Energjetikë, u diskutuan edhe në një debat publik. 
 
“Harmonizimi i rregullave me legjislacionin evropian rezulton në përmirësimin e cilësisë së energjisë elektrike të furnizuar përmes sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, si dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga MEPSO për klientët.”,- u shpreh drejtoresha e MEPSO-s, Eva Shukleva.
 
MEPSO do të vazhdojë të jetë e detyruar të hartojë plane për zhvillimin e sistemit të transmisionit, siç ishte në të kaluarën, dhe këto plane për zhvillim janë baza për përcaktimin e investimeve të reja në kostot e transmetimit të energjisë.
 
SEDAT SELIMI