Maqedoni

Gjykata e Apelit me mungesë gjykatësish, Mustafa: Ka mospajtime, por punojmë t’i zgjidhim

29.01.2020 15:31

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit pas shpalljes së konkursit për përzgjedhje të gjashtë gjykatësve të Gjykatës së Apelit....

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit pas shpalljes së  konkursit për përzgjedhje të gjashtë gjykatësve të Gjykatës së Apelit, Këshilli Gjyqësor ende nuk mund t’i emërojë ata. Të gjithë 30 kandidatët që kanë aplikuar i plotësojnë kushtet, informoi zëvendëskryetari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa. Ai mohon se në këtë punë gisht ka politika, duke pranuar se mospajtime ka, por i bindur se për shkurt kohë do të zgjidhen. 
 
“Ne kemi përgatitur listë dhe pothuajse të gjithë kandidatët që kanë aplikuar i plotësojnë kushtet, megjithatë faktikisht ka disa mospajtime, të cilat unë tani nuk mund tua them, megjithatë po shkohet në drejtim të tejkalimit të atyre mospajtimeve dhe shpresoj që për shkurt kohë do të kemi përzgjedhje të gjykatësve në Gjykatën e Apelit. Tani për shembull ka rreth 30 kandidatë të cilët kanë aplikuar dhe duhet të përzgjedhim gjashtë dhe është shumë vështirë të zgjidhni kur keni kandidatë shumë të mirë dhe të vendosni për më të mirët.”,- deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa.
 
Në konkurrencë për Gjykatën e Apelit janë shumë gjykatës të Penales, të cilët udhëheqin lëndë që i ka hapur PSP-ja dhe lëndë tjera të njohura për opinionin. 
 
ERSAN PAJAZITI