Maqedoni

N. P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, fatura ekologjike me letër të ricikluar

29.01.2020 15:50

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, është e para në vend e cila do të dërgojë fatura me letra të ricikluara ekologjike...

Përfitimet nga ndryshimi i letrës të prodhuara nga druri me shfrytëzimin e letrës së ricikluar do të thotë kursim për 60% të energjisë dhe zvogëlim të harxhimit të ujit për 15%.
 
“Obligimi ynë është që ta mbrojmë mjedisin jetësor, ta mbajmë të pastër, sepse mjedisi i pastër dhe i shëndetshëm do të thotë edhe ujë i pastër dhe i shëndetshëm. Ndërmarrja ka filluar bashkëpunim me “Pakomak” si partner në luftën për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, për rendësin e riciklimit, mbrojtjen, përdorimin e duhur dhe shfrytëzimin resurseve të ujit, duke pasur parasysh edhe ndryshimet klimatike të cilat veprojnë në çdo sferë të mjedisit jetësor.”,- deklaroi drejtori i N. P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski.
 
Nga kjo ndërmarrje thonë se tashmë i plotësojnë standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit jetësor. 
 
REJHANE BUSHI METAJ