Maqedoni
Enti Shtetëror i Revizionit: Më 1 shkurt nis revizioni i bonuseve në PSP
29.01.2020 16:15
Enti Shtetëror i Revizionit më 1 shkurt nis kontrollin e kompensimeve që kanë marrë prokurorët e PSP-së....

Enti Shtetëror i Revizionit më 1 shkurt nis kontrollin e kompensimeve që kanë marrë prokurorët e PSP-së dhe bashkëpunëtorët e tyre. Drejtori i Revizionit, Maksim Acevski, tha se në kontroll do të punojë ekip prej tre revizorëve, i cili do të kontrollojë dokumente të klasifikuara.
“Do të kontrollohen vetëm kompensimet, pasi që kjo ishte kërkesa konkrete e Prokurorisë Publike, gjegjësisht kërkoi që të bëhet revizion i të gjitha kompensimeve që kanë marrë të punësuarit në PSP-së dhe bashkëpunëtorët e tyre. Bëhet fjalë për dokumentacion me informacione të karakterit të klasifikuar dhe duhet të krijohen kushte që ato dokumente në mënyrë adekuate të ruhen në hapësirat tona.”,- deklaroi drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit, Maksim Acevski.
Zgjedhjet e prillit, Osmani: Çdo gabim në këtë periudhë, kushton
Enti Shtetëror i Revizionit është i përgatitur teknikisht dhe me kuadër për kontroll të suksesshëm të procesit zgjedhor. Kjo i është kumtuar zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani, i cili qëndroi në hapësirat e Entit për Revizion. Osmani nga revizori i parë, Maksim Acevski, u sigurua se do të krijojnë kushte të barabarta për të gjithë garuesit në zgjedhje. Sipas Osmanit, mbarëvajtja e procesit zgjedhor me rëndësi, pasi vjen në periudhën kur liderët e BE-së do të vendosin për nisjen e bisedimeve që do të kishte impakt edhe në zgjedhje.
“Të japim mesazhe publike tek partitë politike që një gabim tani ka efektin negativ dhjetë herë ose dhjetëfish më tepër se ndonjë gabim në ndonjë cikël tjetër zgjedhor, për shkak se tani jemi nën mikroskopin e vendeve anëtare deri më 26 mars dhe prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
Takimi Osmani - Acevski realizohet në vazhdën e aktiviteteve të zëvendëskryeministrit për të dhënë mbështetje institucioneve kompetente për realizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike si një ndër kriteret për përparimin e eurointegrimeve.
MERAL ISMAILI
