Maqedoni

Ligji për PThP-në, Osmani: Konsensusi, porosi simbolike për BE-në

29.01.2020 17:15

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, përkujton se Ligji për Prokurorinë Publike...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, përkujton se Ligji për Prokurorinë Publike, megjithëse nuk është kusht për fillimin e negociatave, megjithatë është rrjedhë e dëshiruar e vendeve anëtare të BE-së, që të sjellin vendim pozitiv. Pranon se linjat e  kuqe në arritjen e kompromisit me opozitën për ligjin janë vazhdimi i lëndëve të PSP-së.
 
“Për ne është shumë e rëndësishme atë ligj ta sjellim me konsensus së bashku me opozitën, sepse këtu mund të dërgojnë edhe porosi tjetër simbolike se kur bëhet fjalë për luftë kundër korrupsionit në nivel të lartë, përkatësisht korrupsion politik, ne jemi të njëzëshëm në atë pjesë. Do të ishin konstruktiv përderisa opozita merr pjesë në sjelljen  e ligjit,  kuptohet,  duke i ruajtur  disa parime bazë,  përkatësisht linja të kuqe të cilat i kemi, ndërsa ajo është puna e PSP-së që duhet të vazhdojë. Nuk flas për PSP-në si institucion, por atë që e kanë filluar si indikacione, si lëndë  nuk guxon  në  mënyrë politike të ndalet,  sepse japim porosi të keqe edhe para qytetarëve dhe para vendeve anëtare të BE-së. Përderisa i ruajmë këto parime se ajo që është ndërmarrë nga PSP, PThP do ta vazhdojë, atëherë mendoj se për formatin e institucioneve duhet të arrijmë  kompromis me opozitën”,- tha Osmani.