Maqedoni
Punësimet në institucione, zëvendësministrja akuzon për mangësi në procedura
29.01.2020 18:00
Janë vërejtur mangësi të shumta në procedurat e punësimit nga ana e disa institucioneve...

Janë vërejtur mangësi të shumta në procedurat e punësimit nga ana e disa institucioneve, thotë zëvendësministrja teknike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkovski. Sipas saj, ka lëshime që fillojnë që nga publikimi i shpalljeve për punësim, në procedurat e përzgjedhjes së administratorëve, në zbatimin e testimit, mbajtjen e evidencës së kandidatë që kanë dorëzuar dëshmi të rreme në fletëparaqitjet për punësim etj. Problematike, sipas saj, është edhe sistemimi i shumë punonjësve me qindra kilometra larg vendbanimit, që përbën shkelje ligjore.
“Në të kaluarën më kanë ardhur shumë ankesa pikërisht për këtë sjellje të kundërligjshme dhe joprofesionale për të gjitha bazat dhe këto baza që tashmë i përmenda, si dhe ka keqtrajtim të punëtorëve dhe sistemim më shumë se 150 kilometra nga vendet e punës që ata kishin më parë nga vendbanimi, edhe pse kjo nuk lejohet me ligj… Së bashku me Agjencinë e Administratës do të iniciojmë shumë procedura në Inspektoratin Shtetëror të Administratës.”,- tha zëvendësministrja teknike në MSHIA, Nevenka Stamenkovska Stojkovski.
Stamenkovska Stojkovski thotë se Agjencia e Administratës ka rëndësi strategjike për reformimin e administratës dhe për rekrutimin e administratës profesionale dhe kompetente.
FITIM KRYEZIU
