Maqedoni
Kuvend, vazhdoi debati për PP-në, Deralla: Miratoni ligjin, mos harroni 27 prillin
29.01.2020 18:18
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive vazhdoi debatin për pr/tekstin punues të Ligjit për Prokurorinë Publike....

Edhe në ditën e dytë ekspertët dhe përfaqësues të shoqërisë civile ndanë qëndrime të ndryshme rreth propozim tekstit, nevojës për miratimin e një ligji të tillë dhe situatës në sistemin gjyqësor në përgjithësi. OJQ “Civil” konsideron se projekt-ligji mundëson mbështetje serioze për sundimin e ligjit, gjë që, sipas tij, mungon dhe po rrit mllefin në opinion, sipas tij, pasi ata që robëruan shtetin po lëvizin të lirë.
“Nëse nuk e miratoni këtë ligj, kjo përbërje e Parlamentit, për fat të keq, do të mbahet në mend për sulmin e përgjakshëm të 27 prillit të vitit 2017. Këtë nuk do ta harrojmë si opinion dhe si qytetarë, prandaj ju sugjeroj që as ju deputetë të mos e harroni.”,- deklaroi Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.
Dimovski: Pr/ligji, anti-kushtetues. Tupançeski: Ka mangësi, por respektoj mundin njëvjeçar
Projekt ligji është në kundërshtim me kushtetutën dhe nuk duhet propozuar ligj strukturor në periudhë parazgjedhore, konsideron Aleksandar Dimoski.
“Është mirë të përmendet se me pr/ligjin për Prokurori Publike edhe një herë bëhet përpjekje për të shkelë kushtetutën në pjesën e statusit dhe parimeve në Prokurorinë Publike. Hera e parë ishte më atë Ligjin për Prokurori Speciale dhe tani bëhet përpjekje që defekti i njëjtë të instalohet në këtë ligj.”- tha juristi, Aleksandar Dimosvki.
Mirëpo, profesori universitar, Nikolla Tupaçevski, konsideron se nuk duhet çuar dëm mundi që është dhënë për më shumë se një për përgatitjen e këtij pr/ligji, edhe pse konstatoi më shumë mangësi në propozim tekst.
“Rreth një vit e gjysmë po punohet në këtë ligj. Nëse kthehemi pas, kjo do të thotë anulim të një periudhe serioze, mund i dhënë në përgatitjen e tij ku merrnin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë të cilët dhanë vlerësim konfirmues se ligji po ec në drejtim pozitiv, krah zgjidhjeve përfundimtare.”,- u shpreh profesori universitar, Nikolla Tupançeski.
Një ditë më parë propozim-ligjin e sqaroi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, e cila tha se ligji bazohet në standarde ndërkombëtare dhe ftoi ekspertët që japin vërejtje dhe sugjerime të cilat do t’i shqyrtojë grupi punues.
Propozim-ligji ishte i pranueshëm edhe për kryeprokurorin, Ljubomir Joveski, ndërsa kryetari i Këshillit të Prokurorëve gjeti paqartësi, por sërish i dha përkrahje pr/ligjit. Huti krijuan dy anëtarët e grupit punues, përkatësisht kryetari i grupit, akademiku Vlado Kamboski, i cili i rekomandoi Kuvendit që me çdo kusht të miratojë këtë ligj, ndërkaq profesori Gordan Kallajxhiev kritikoi zgjidhjen ligjore dhe sugjeroi kthimin e procesit nga e para.
SHPËTIM NUREDINI
