Maqedoni

Presionet ndaj administratës, Grujovski: Nuk ka, të paktën në SPAOGJ nuk janë ankuar

29.01.2020 18:28

Nga Sindikata e të Punësuarve në Administratë dhe organet gjyqësore nuk kanë njohuri për presione ndaj administratorëve tani në periudhën parazgjedhore....

Apelojnë që ankesat eventuale t’i drejtohen administratës. I pyetur nëse është normale të punësohen njerëz në këtë periudhë para zgjedhjeve, kreu i Sindikatës, Pece Grujovski, tha se nuk ka dijeni për një gjë të tillë, po u ankua për mungesë kuadrosh dhe shumë vende të zbrazëta të cilat ligjërisht mund të plotësohen deri më 11 shkurt.
 
“Nuk kemi asnjë informacion për presione, por të jem pak optimist, mendoj se nuk duhet të ketë presione pasi që rrethanat kanë ndryshuar dhe administrata publike është e vetëdijshme për pasojat që mund t’i ketë pas zgjedhjeve. Sa i përket punësimeve të reja, bëhet fjalë për persona të cilët kanë lëshuar vendin e punës për shkak se janë pensionuar, për shkak të rrogave të ulëta kanë shkuar në sektorin privat etj. Ne si sindikatë nuk kemi informacione konkrete. Sipas analizave dhe sistematizimit në vendet e punës, në administratën publike kemi mungesë të kuadrit dhe vende të zbrazura. Mundësia për punësim në administratën publike vlen deri më 11 shkurt, pasi që një gjë të tillë e lejon edhe ligji.”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës së Organeve Gjyqësore, Pece Grujoski.
 
ZEKIRJA MEXHITI