Botë

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen për Brexit

29.01.2020 19:14

Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga blloku evropian...

Parlamenti Evropian ka dhënë miratimin përfundimtar për largimin e Britanisë nga blloku evropian, duke hapur rrugën për Brexit të premten.
 
Në procesin e votimit, 621 ligjvënës kanë votuar në të mirë të largimit të Britanisë nga BE-ja për dallim nga 49 që kanë votuar kundër dhe 13 të tjerë kanë abstenuar.
 
Përveç votimit është dëgjuar edhe një këngë tradicionale skoceze për t’i dhënë lamtumirën e fundit Britanisë si anëtare e BE-së.
 
Rezultatet e referendumit të vitit 2016 treguan se 52 për qind e britanikëve janë në favor të largimit nga BE-ja.
 
Pas 31 janarit, procesi i Brexit-it do të ketë një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit.
 
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka mohuar se do të ketë shtyrje të kësaj periudhe tranzicioni./evropaelire