Maqedoni

Deskovska: Do të shqyrtojmë vërejtjete ekspertëve për ligjin për PTHP-në

29.01.2020 19:59

Ministria e Drejtësisë do të shqyrtojë vërejtjet e ekspertëve në diskutimin publik për ligjin e Prokurorisë publike....

Ministria e Drejtësisë do të shqyrtojë vërejtjet e ekspertëve në diskutimin publik për ligjin e Prokurorisë publike. Ministrja Renata Deskovska thotë se nuk do të lejohet bllokimi I e ligjit. 
 
Për Deskoskën inkurajon , fakti që një nga sugjerimet e sferës së juristëve ishte që nuk është patjetër në ligj të potencohet se çfarë do të ndodhë me lëndët e Prokurorisë Speciale. 
 
“Një nga vërejtjet që bën opozita është se nuk duan të lejojnë që procedurat të vazhdojnë. Nëse nuk ka dispozitë të theksuar se vazhdojnë, atëherë ato do të vazhdojnë sipas Ligjit për procedurë penale, por nuk ka hapësirë për vendosjen e dispozitës se procedurat do të ndërpriten”, pohoi ministrja Deskoska. 
 
Ajo shpreson që të ketë  një takim tjetër pune me përbërje më të zgjeruar parlamentare për shqyrtimin e epilogut që doli nga diskutimi publik.