Maqedoni
Vdes një shkupjan i infektuar me malarien
29.01.2020 20:11
Një shkupjan tridhjetë e pesëvjeçar, i cili është infektuar me malarien...

Një shkupjan tridhjetë e pesëvjeçar, i cili është infektuar me malarien, supozohet në rrugë zyrtare në Ganë, është pranuar në gjendje shëndetësore mjaft të keqe në Klinikën universitare për sëmundje infektuese në Shkup, me ç’rast gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë.
Këtë për MIA-n e konfirmuan nga Klinika për sëmundje infektuese prej ku theksojnë se pas ardhjes në Klinikë ai menjëherë është hospitalizuar, sëmundja i është diagnostifikuar, por për fat të keq nuk ka qenë e mundur të bëhet shumë për të pasi ka qenë në gjendje të rëndë./mia
