Botë

Përpjekje e pasuksesshme për grabitjen e një milion eurove në një autostradë italiane

29.01.2020 22:03

Një grup grabitës në autostradën afër Milanos kanë vendosur pritë nate për një automjet të blinduar që ka bartur disa milion euro...

Një grup grabitës në autostradën afër Milanos kanë vendosur pritë nate për një automjet të blinduar që ka bartur disa milion euro, por shoferi ka arritur ta depërtojë bllokadën që ia kanë vendosur grabitësit – dy kamionë, makina të djegura dhe gozhda të shpërndara në rrugë.
 
Sulmi ka ndodhur dje në mbrëmje në autostradën A1, që i lidh Milanon dhe Napolin, rreth 20 kilometra nga Milano.
 
Automjeti i blinduar është përplasur në dy kamionë që i kanë vendosur grabitësit për ta bllokuar rrugën, por shoferi ka arritur të dalë dhe të ndalojë në një pikë të afërt karburanti, ku ka hasur në një automjeti patrullimi të policisë.
 
Kompania Batistoli, e cila është pronar i automjetit të blinduar, bëri të ditur se askush nuk është lënduar.
 
Sulm i njëjtë, gjithashtu i pasuksesshëm, ka ndodhur në autostradën e njëjtë në vitin 2014./mia