Një kamion u rokullis mëngjesin e sotëm në autostradën Tetovë-Shkup

30.01.2020 11:53

Një kamion me targa të Tetovës u rrokullis sot rreth orës 06:30 minuta në autostradën Tetovë-Shkup....

Një kamion me targa të Tetovës u rrokullis sot rreth orës 06:30 minuta në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Debarcë.

Sipas raportimeve të para të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, vozitësi i kamionit për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin ndaj mjetit, me ç’rast ka ardhur edhe deri tek rrokullisja e kamionit.

Vozitësi F.A. 48 vjeç nga fshati Poroj i Tetovës dhe bashkudhëtari B.Z 23 vjeç nga fshati Sellcë kanë mare lëndime trupore dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Tetovës.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e MPB-së dhe organeve tjera kompetente dhe po kryejnë hetimet e duhura lidhur me rastin në fjalë.