Maqedoni
Kushtet e punës së gazetarëve, promovohet Karta e Federatës Evropiane
30.01.2020 16:11
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, Këshilli për Etikë në Media dhe Shoqata e Gazetarëve nënshkruan dhe promovuan Kartën e Federatës Evropiane...

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, Këshilli për Etikë në Media dhe Shoqata e Gazetarëve nënshkruan dhe promovuan Kartën e Federatës Evropiane të Gazetarëve për kushtet e punës të gazetarëve dhe standardet etike dhe profesionale.
Nuk mundet të ketë gazetari të pavarur dhe profesionale nëse nuk respektohen standardet etike, nëse gazetarët përballen me trysni, me kompensim të pamjaftueshëm financiar, censurë dhe vetëcensurë, vlerësojnë përfaqësuesit e shoqatave të gazetarëve.
“Në kartë ka 10 nene që i përfshijnë kushtet dhe faktorët e procesit të punës, të cilat janë kyçe për kryerjen e profesionit gazetaresk në mënyrë profesionale, objektive dhe të lirë. Për shembull, liria e shoqërimit, e drejta e marrëveshjes së shkruar, e drejta e marrëveshjes kolektive, e drejta e negocimit kolektiv, jodiskriminimi, e drejta e pushimit, e drejta e mbrojtjes së burimeve gazetareske, e drejta e mosnënshkrimit të përmbajtjes së caktuar, sigurisë dhe mbrojtjes, sundimit të mirë, standardeve etike dhe kushteve të dinjitetshme për punë.”,- deklaroi kryetari i SPG-së, Darko Duridanski.
“Këto marrëveshje vlerësojmë se seriozisht do të munden të ndikojnë si proces, gjegjësisht ta rrisin vetëdijen te pronarët e mediave se çfarë do të thotë të kesh medium dhe sa ajo është pozitë përgjegjëse në shoqëri. Gjithashtu edhe për kolegët që kanë të drejta, për të cilat duhet të luftojnë dhe jo vetëm.”,- tha kryetarja e KEMM, Katerina Sinadinovska.
“Ajo çfarë është me rëndësi të veçantë është se kjo Kartë vjen në kohën kur ne e promovuam regjistrin e mediave profesionale, që është edhe një hap në drejtim të krijimit të mediave në fushën online të cilat i respektojnë standardet profesionale në çdo aspekt.”,- u shpreh kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski.
Nënshkrimi i draft-marrëveshjes do të shtohet edhe në kriteret shtesë të Regjistrit profesional të mediave online.
FARIJE DAUTI BAKIJU
