Lëvizja Besa: 23 maqedonas u punësuan në Kadastër si shqiptarë
Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me punësimet e fundit nëpër institucione...

Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me punësimet e fundit nëpër institucione, ku kandidatë maqedonas janë punësuar duke u deklaruar si shqiptarë.
“Pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur për punësimin e 23 administratorëve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, Lëvizja BESA kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi, për arsye se është keqpërdorur identiteti nacional dhe në vend se të zgjidhen kandidat shqiptarë, ashtu siç është e theksuar në konkurs, janë zgjedhur kandidatë maqedonas, p.sh: Ndihmës udhëheqës sektori për ndryshime është zgjedhur Gordana Saviq; Bashkëpunëtor i ri për ndryshime është zgjedhur Eva Ivanovska Taushanova; Bashkëpunëtor i ri për digjitalizim është zgjedhur Ratko Avramovski; Referent sporteli është zgjedhur Irena Jovanovska; Referent GIS sistemi është zgjedhur Katerina Filipovska; Referent sporteli është zgjedhur Ljupço Çutrevski; Referent për ndryshime është zgjedhur Simona Markovska, të gjithë këta duke u deklaruar si shqiptarë.”,- theksojnë nga Lëvizja BESA.
Sipas kësaj partie, më skandaloze është se nuk janë zgjedh kandidatët për njësitë Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe këshilltarë shtetërorë për çështje financiare që iu takojnë shqiptarëve.
“Kjo edhe njëherë dëshmon paaftësinë e BDI-së kundrejt LSDM-së dhe rolin e tyre vazal, si dhe argumenton kërkesën e Lëvizjes BESA për futjen e grafës etnike në dokumentet identifikuese”,- thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.
