Maqedoni

MPPS, Mizrahi ankohet se Shkriel po e pengon në punë. Shkrjiel: Mizrahi të punojë në përputhje me ligjin

30.01.2020 18:34

Ministrja teknike në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, ankohet se punën e saj po e pengon zëvendësministrja...

Ministrja teknike në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, ankohet se punën e saj po e pengon zëvendësministrja, Sanella Shkrjiel. Madje, sipas ministres, zëvendësja e saj po i pengon edhe punonjësit që t’i kryejnë detyrat e tyre.       
                                            
 “Zëvendësministrja, Sanela Shkriel, në periudhën e fundit, duke mbjellë frikë dhe shantazh, përpiqet të pengojë kryerjen e detyrave të punonjësve në ministri. Ata janë në stres dhe me frikë të vazhdueshme për shkak të frikësimit që marrin çdo ditë nga zëvendësministrja shtesë. Për shkak të kësaj, ata kanë frikë të bashkëpunojnë dhe të kryejnë detyrat e tyre të rregullta.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale.”,- deklaroi ministrja teknike në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale Rahela Mizrahi.
 
Sipas Mizrahit, zëvendësministrja Shkrjiel nuk po respekton ligjin e qeverisë nëpërmjet parashtrimeve të kërkesave të paligjshme dhe të pakuptimta për stafin e ministrisë.
 
Në ministri ka procese që duhen të bëhen  dhe ato nuk kanë lidhje me zgjedhjet dhe për këtë nuk është i domosdoshëm nënshkrimi i zëvendësministres dhe kjo është vendimi i sjellë nga KShZ, thotë Mizrahi.
 
Por, në këtë pretendime reagon zëvendësministrja, Sanella Shkrjiel.  
 
“Edhe një herë dëshiroj ta përkujtoj ministren teknike, Rashela Mizrahi, se qëllimi i zgjedhjes së ministres teknike dhe zëvendësministrit plotësues është organizimi i zgjedhjeve parlamentare, e jo krijimin e hutisë në opinion, përhapjen e frikës dhe pamundësimin e funksionimit të rregullt të administratës. Ligji për Qeverinë është i qartë, zëvendësministri plotësues së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin, marrin pjesë në realizimin e përgjegjësive në ministri, së bashku dhe në mënyrë të barabartë me ministrin, i shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet që i miraton ministri ose njerëz të autorizuar nga ai, zëvendësministri dhe sekretari shtetëror në ministrinë përkatëse, që kanë të bëjnë me çështjet juridike, financiare dhe kuadrovike të lidhura me zgjedhjet”,- thekson zëvendës ministrja, duke kërkuar nga ministrja Mizrahi që të punojë në përputhje me ligjin dh ta respektojë atë që e ka nënshkruar. 
 
REJHANE BUSHI METAJ