Maqedoni
Berlin, Dimitrov takoi homologun e tij gjerman Rot
30.01.2020 18:57
Për të shpërblyer arritjet që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe për mos të rrezikuar rolin dhe rëndësinë e BE-së në rajon...

Për të shpërblyer arritjet që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe për mos të rrezikuar rolin dhe rëndësinë e BE-së në rajon, është e nevojshme marrja e datës për bisedime në Samitin e radhës, ka thënë ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, në takimin me ministrin e jashtëm për Evropë, Mihael Rot.
Në këtë takim në Berlin, siç informojnë nga Ministria e Jashtme, është bërë një rikapitullim i situatës aktuale në Maqedoni, si dhe është biseduar lidhur me metodologjinë e re për negociatat e pranimit.
“Nëse duam të inkurajojmë edhe më tej procesin e reformave dhe të mos dëmtojmë arritjet e rëndësishme të cilat vendi ynë i ka realizuar, si dhe të ruhet kredibiliteti dhe ndikimi i BE-së në rajon, është e nevojshme të rrëmbeni mundësinë e parë të radhës për të marrë vendimin e shumëpritur dhe të merituar”,- ka thënë Dimitrov.
Ndërsa ministri gjerman Roth tha se "ndan zhgënjimin për pamundësinë e Maqedonisë së Veriut për të bërë hapin e merituar përpara". “Do t’i vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për arritjen e këtij qëllimi në periudhën vendimtare para nesh.
Paralelisht, fokusi do të mbetet në reformat e BE-së në shtëpi”,- ka thënë Rot. Gjatë vizitës së tij në Berlin, Dimitrov është takuar edhe me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel, Jan Heker, ku është nënvizuar mbështetja e parezervë e kancelares Merkel për hapjen e bisedimeve të RMV-së me BE-në.
BELINDA KOKA ADEMI
