Maqedoni

Ambasadorët, Zhbogar dhe Tiganj, inspektuan punimet për revitalizimin e Kalasë së Kërçovës

30.01.2020 19:18

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, dhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj...

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, dhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj, të shoqëruar nga kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, inspektuan punimet për revitalizimin e Kalasë së Kërçovës, projekt ky që realizohet me mbështetjen e fondeve IPA të BE-së dhe Bankës Botërore. 
 
Pas vizitës në shkollat e mesme të Kërçovës “Drita” dhe “Mirko Mileski”, ambasadorët, Zhbogar dhe Tiganj, u takuan me kryetarin e Kërçovës, Fatmir Dehari, dhe së bashku inspektuan punimet për rikonstruimin e Kalasë së qytetit.
 
Me këtë rast, ata u shprehën të kënaqur për zhvillimin e mbarë të punimeve që realizohen me ndihmën e BE-së duke mbështetur një projekt me ndikim të madh në promovimin e turizmit dhe vlerave kulturore në qytetin e Kërçovës.
 
“Tani ndodhemi në një lokalitet të mrekullueshëm, ku do të ndërtohen objekte kulturore, në të cilat shpresoj se pas përfundimit të punimeve, në këtë vend, edhe Kroacia si vendi që ka marrë kryesimin me BE-në, do të promovojë kulturën e saj, nënvizoi ambasadorja kroate, Nives Tiganj.”,- tha ambasadorja e Kroacisë në RMV, Nives Tiganj.
 
Ky projekt që kap vlerën 660 mijë euro pritet të përfundojë nga fundi i muajit qershor.
 
SHABAN DALIPI