Maqedoni

Mbi gjysma e qytetarëve të vendit internetin e përdorin për të lexuar lajmet, vetëm nëntë për qind për të kërkuar punë

30.01.2020 20:26

Në BE 63 për qind e njerëzve të moshës prej 16 deri 74 vjeç të cilët kanë shfrytëzuar...

Në BE 63 për qind e njerëzve të moshës prej 16 deri 74 vjeç të cilët kanë shfrytëzuar internet në tre muajt e fundit kanë thënë se e shfrytëzojnë për të lexuar lajme. Më së shumti lajme në internet lexojnë qytetarët e Danimarkës – 82 për qind, ndërsa më së paku të Rumanisë – 40 për qind.
 
Tek në këtë e bëjnë 54 për qind e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë internet, tregojnë të dhënat e studimit të Eurostat mbi përdorimin e internetit dhe teknologjive të komunikimit në vitin 2019.
 
Në rajon më së shumti lajme në internet vitin e kaluar kanë lexuar qytetarët e Kroacisë – 72 për qind, më pas vijon Greqia me 66 për qind dhe Sllovenia me 62 për qind. Më së paku e kanë shfrytëzuar internetin për leximin e lajmeve qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës 44 për qind, Bullgarisë-45 për qind dhe Serbisë – 54 për qind.
 
Për mësim onlajn internetin në BE e kanë shfrytëzuar 23 për qind e njerëzve. Më së shumti në Suedi – 41 për qind, ndërsa më së paku në Greqi – 8 për qind, ndërsa tek ne 14 për qind.
 
Në rajon mësimin onlajn në internet më së shumti e kanë shfrytëzuar në Serbi – 29 për qind, më pas vijon Sllovenia me 23 për qind, Kroacia me 16 për qind dhe Mali i Zi me 12 për qind. Më së paku e kanë shfrytëzuar qytetarët e BeH-së – 6 për qind dhe të Bullgarisë – 9 për qind.
 
Sipas studimit vetëm 17 për qind e njerëzve në BE thanë se e shfrytëzojnë internetin për të kërkuar punë. Më së shumti në Danimarke – 37 për qind, ndërsa më së paku në Rumani – vetëm 5 për qind. Tek ne punë në internet kanë kërkuar vetëm 9 për qind.
 
Nga rajoni më së shumti punë përmes internetit kanë kërkuar qytetarët e Kosovës – 15 për qind, më pas vijon Kroacia dhe Serbia me nga 15 për qind, Greqia dhe Sllovenia me nga 13 për qind, Bullgaria me 7 për qind dhe Bosnjë e Hercegovina me 4 për qind.
 
Sipas studimit të Eurostat, në vitin 2019, 87 për qind e njerëzve të moshës prej 16 deri 74 vjeç në BE e kanë shfrytëzuar internetin në tre muajt e fundit. Më së shumti ose 98 për qind e qytetarëve të Suedisë, ndërsa më së paku 68 për qind në Bullgari.
 
Tek ne internet gjatë tre muajve të fundit kanë shfrytëzuar 81 për qind e popullatës të moshës prej 116 deri 74 vjeç. Kjo është një rritje prej 50
për qind në vitit 2009 dhe 70 për qind në vitin 2015./mia