Osmani: Jemi të gatshëm për çeljen e negociatave me BE-në

31.01.2020 11:14

Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani....

Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani u takua sot me ambasadoren e sapoemëruar të Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Marija Virzhinja Mendes da Silva Pina.

Sfidat lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të Samitit të BE-së në mars, në drejtim të hapjes eventuale të negociatave me BE-në para Samitit të majit kushtuar Ballkanit Perëndimor, ishin tema qendrore e takimit .

Osmani, siç qëndron në kumtesën e SÇE-së, shprehu shpresën se përvoja diplomatike por edhe angazhimi personal do te jep kontribut të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, shpresoj se Bashkimi Evropian do të krijojë kushte të nevojshme për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani, duke potencuar në sinjalet pozitive të cilët vijnë nga Komisioni Evropian dhe nga vendet- anëtare lidhur me metodologjinë për zgjerim.

Osmani iu falënderua për mbështetjen e deritanishme nga ana e Portugalisë të cilët qartë u shprehën përmes ratifikimit të Protokollit të NATO-s, si dhe në mbështetjen e vendit në Samitet e ardhshme. 

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e ndërsjella miqësore dhe shprehën gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, njoftojnë nga SÇE.