Ligji për PTHP-në, përpjekje e re e grupeve të punës

31.01.2020 11:53

Takim i ri i grupit të punës në format më të gjerë....

Takim i ri i grupit të punës në format më të gjerë, gjegjësisht me praninë e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do të mbahet sot për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Pas takimit që do të mbahet në Kuvend, do të dihet se a do të tejkalohen çështjet e hapura mes pushtetit dhe opozita dhe përfundimisht Propozim-ligji të gjendet në seancë plenare. Takimi, siç shkroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, është me qëllim që të harmonizohet teksti që do të hyjë në procedurë kuvendore.

Sipas Deskoskës, ky Propozim-ligj nënkupton ndërtimin e Prokurorisë së fuqishme për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila krahas kompetencave që i ka, do t’i ndërmarrë edhe rastet të cilat i udhëhiqte Prokuroria Speciale Publike. Edhe ambasadorja amerikane Kejti Berns, iu bëri thirrje liderëve partiakë që të gjejnë kompromis për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe të  mundësojnë që të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit, Me këtë, thotë ambasadorja e SHBA-së, do të dërgohet sinjal pozitiv deri te anëtaret e BE-së në kontekst të vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

Kate Marie Byrnes pret që së shpejti të përfundojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO në Spanjë dhe vendi shumë shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës.