Brexit, Britania e Madhe numëron orët për daljen nga BE
Mesnatën e të premtes Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e bllokut....

Mesnatën e të premtes Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e bllokut, i cili do të mbetet tani me 27 vende anëtare.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku.
Menjëherë, do të fillojë periudha 11 mujore e tranzicionit ku do të flitet shumë për tregtinë. Britania e madhe do të fillojë bisedimet me vendet e botës për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve.
Rreth tre milionë monedha 50 pence në nder të Brexitit, do të hidhen në qarkullim të premten, me datën 31 janar dhe me fjalët, paqe, prosperitet dhe miqësi me të gjitha vendet.
Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit.por disa gjëra nuk do të ndryshojnë.
Shtetasit britanikë do të trajtohen njësoj si shtetasit e BE. Për sa kohë që janë të vlefshme, patentat dhe pasaportat e kafshëve do të vazhdojnë të pranohen. Po ashtu edhe karta e sigurimit shëndetësor.
Liria e lëvizjes do të vazhdojë të aplikohet edhe në tranzicion ndërsa shtetasit britanikë që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin shtetëror.
Britania do të vazhdojë të kontribuojë në buxhetin e BE gjatë tranzicionit ndërkohë edhe tregtia nuk do të ndryshojë.
